Demokracitë e zhvilluara: janë sisteme politike (shtete) që karakterizohen nga liria e fjalës, pluralizmi politik, dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut. Këto sisteme përfshijnë përdorimin e votës dhe proceseve demokratike për të formuar qeverinë.
Sistemi i vleresimit social në gjithë vendin: është një koncept i lidhur me monitorimin dhe vlerësimin e sjelljeve individuale të qytetarëve nga një entitet qeveritar apo/dhe shoqëria. Kjo përfshin ndjekjen e sjelljeve të njerëzve në shumë fusha të jetës së tyre, duke përfshirë sjelljen në financat personale, përdorimin e internetit, sjelljen publike, dhe më shumë. Bazuar në sjelljen e tyre, individët marrin një "pikësim shoqëror" ose një vlerësim të tyre shoqëror, që mund të ndikojë në privilegjet dhe mundësitë që ata kanë në shoqëri. Për shembull, dhurimi për bamirësi do të rriste rezultatin tuaj, ndërsa blerja e cigareve do ta ulte atë. Njerëzit pastaj mund të shpërblehen ose ndëshkohen në bazë të vlerësimit të tyre. Qeveria, për shembull, mund të kufizojë udhëtimin e një personi, t'i pengojë ata të hyjnë në universitetet më të mira, apo punëdhënësit mund të mos ju punësojnë nëse keni vlerësim të ulët.